(VIDEO) Kthesa e lumtur, Llullaku gol në debutim!

“I burgosur” te Astana, ndoshta edhe duke ndjerë peshën e investimit që klubi ka bërë, duke u paguar shumë, Azdren Llullaku kishte nevojë të ndërronte skuadër dhe menjëherë ka treguar se super sezoni në Rumani nuk ishte rastësi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare e ka nisur aventurën e tij te Tobol, ku është huazuar për një sezon, duke realizuar në debutim një gol që ka vlerën e 3 pikëve në transfertën e vështirë ndaj Irtysh Pavlodar. Nuk ishte e lehtë për Tobolin dhe goli erdhi vetëm në minutën e 84 të ndeshjes. Një gol disi i çuditshëm për një futbollist shtatshkurtër, pasi Llullaku realizoi me kokë. Tobol po kalonte një mini krizë pasi nuk fitonte prej katër ndeshjesh në kampionat.  Me këtë fitore, mban vendin e 5 në kampionat në kuotën e 28 pikëve.

https://www.youtube.com/watch?v=D3ycTx94ic4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *