VIDEO | Kryevepër e Insinjes, Italia synon përmbysjen

Çfarë goli ka shënuar Lorenco Insinjes! Italia e mbylli pjesën e parë në dizavantazh përballë Bosnjës, por pushimi i ka bërë mirë. Djemtë e Roberto Mançinit kanë barazuar rezultatin shumë shpejt.

Sulmuesi i Napolit ka gjetur rrjetën në minutën e 49-të. Krosim shumë i bukur i Bernardeskit nga goditja e këndit dhe koordinim perfekt i Insinjes. Portieri mik në vend, topi në rrjetë dhe tifozët e pranishëm në festë. Kryevepër e Insinjes, ndërsa Itali do tentojë deri në fund fitimin e ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *