VIDEO | Krizë madrilene, “rrahësi” i radhës është Totenhemi

0

Nuk është e thënë që Reali të ngrejë kokë gjatë kësaj faze pregatitore. Madrilenët këtë herë kanë rënë pre e yjeve të Totenhemit, që i kanë mundur me rezultatin e ngushtë 0-1. Ndeshjen e ka vendosur Herri Kejn në minutën e 22-të.

Real është treguar një skuadër e brishtë që nuk kishte në mend të reagonte pas golit të anglezëve. Aspak të rrjedhshëm sulmet e tyre dhe tepër të pasakatë para portës, duke dërguar vetëm dy goditje në kuadrat. Një shifër që nuk i shkon aspak për shtat një emri si 13 herë kampionët e Evropës.

Kjo është humbja e tretë në katër miqësoret e fundit. E vetmja fitore e tyre është ndaj Arsenalit, pas gjuajtjeve të penalltive. Zidan duhet të bëjë diçka pas këtyre disfatave. Sezoni nis shpejt dhe kundërshtarët janë gati për të përfituar. Një mesfushor i madh është nevojë reale.

Miqësore

Real Madrid-Totenhem 0-1

Herri Kejn ’22

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.