VIDEO | Kriza nuk kalon lehtë për Çelsin, Evertonit i mjaftojnë “dy krisma”

Çelsi nuk ia doli të sigurojë pikë përballë Evertonit në transfertë dhe u rikthye te humbja në kampionat. Ekipi i Mauricio Sarrit nuk shfrytëzoi mundësinë për tu afruar me vendin e katërt, ndërsa vendasit u rikthyen të fitojnë në shtëpi pas më shumë se dy muajsh.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht dominimit të “Bluve të Londrës”. E dyta nisi me gol për ekipin nga Liverpuli. Braziliani Riçarlison gjeti golin në minutën e 49-të dhe në stadium nisi festa.

Çelsi tentoi të reagojë, por pësoi edhe golin e dytë. Vendasit fituan një penallti. Atë e mori përsipër Sigurdson. Kepa arriti ta presë, por islandezi përfitoi nga topi i grushtuar dhe e dërgoi në rrjetë. Ndeshja nuk pati më gola dhe u mbyll me festën e Evertonit, ndërsa Çelsi po vuan shumë për të siguruar një vend në katërshen e parë.

Everton-Çelsi 2-0
(Riçarlison 49’, Sigurdson 72’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *