VIDEO | Kosovë magjike, “dardanët” triumfojnë në Bullgari

0

Kosova ka siguruar një 3-pikësh  të artë në Sofie ndaj Bullgarisë. Skuadra e Shaland kreu një ndeshje të paharrueshme duke dominuar ekipin vendas përgjatë 90 minutave. Goli i Elbasan Rashanit dy minuta para fundit bëri që festa të shpërthente te Dardanët.

Me fitoren e sotme Kosova shkon në kuotën e pesë pikëve në grupin e tyre, një më pak se Anglia dhe Republika Çeke. E veçantë e kësaj ndeshjeje ishte dhe atmosfera e krijuar nga 1000 tifozë të Kosovës që nuk ndaluan së mbështeturi skuadrën e tyre në çdo minutë të takimit.

 

BULLGARI 2 – 3 KOSOVË
Shënues: Popov 43′ Dimitrov 55′, / Rashica 14′, Muriqi 64′ Rashani 90+2′

14′ – Rashica shënon golin e parë të takimit.  22-vjeçari nuk gabon nga pak metra larg portës.

 

View this post on Instagram

One love??

A post shared by Arber Zeneli?????? (@azeneli17) on

43′ – Popov barazon për Bullgarinë. Numri 10 i vendasve shënon një gol mjaft të bukur nga një largësi e konsiderueshme.

55′ – Bullgarët përmbysin rezultatin. Dimitrov shënon golin e dytë për vendasit.
64′ – Një harkim fantastik nga Kololli gjen Muriqin, i cili nuk gabon me goditjen me kokë duke barazuar shifrat në 2-2
90+2 – Pas disa shpëdorimeve, Rashani shlyen gjithçka duke çuar topin drejt rrjetës vetëm dy minuta para fundit.
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.