Video/ Kosova i tregon difektet me Anglinë, dorëzim pa kushte në “Fadil Vokrri”

0

Kosova ka humbur në shifrat 0-4 në përballjen historike kundër përfaqësueses angleze që u zhvillua në stadiumin e tejmbushur të “Fadil Vokrrit”. Tre luanët arritën të shënonin në secilën pjesë, me golin e parë të dërguar në rrjetë në minutën e 32-të të takimit nga Ëinks që shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e dardanëve.

Ndërkohë goli i dytë erdhi në minutën e 79-të nga këmbët e Kanë, ndërsa 4 minuta më vonë do të ishte Rashford, i cili hyri në fushë në pjesën e dytë, që do të shënonte me qetësi në portën e Muriqit, duke trëfishuar kështu shifrat për ishullorët. Por ndeshja nuk përfundoi këtu për këta të fundit, që do të dërgonin në shtesën e takimit për të 4-tën herë topin pas shpinës së portierit të Kosovës me anë talentit të Chelseas, Mount. Në anën tjetër sulmi i dardanëve nuk funksionoi këtë herë, ku mungesa e Vedat Muriqit u ndje jo pak në fushën e lojës./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.