VIDEO | Korrea kushton, Milani gjen fantazistin në Argjentinë

0

Njëri prej Andre Silvës ose Patrik Kutrones do të largohet dhe Milani po mendon për zëvendësuesin. Në media ka qarkulluar emri i Angel Korreas, i cili aktivizohet në rolin e sulmuesit të dytë dhe atij të krahut.

Atletiko Madrid kërkon 50-55 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit argjentinas, shumë që konsiderohet e lartë për kuqezinjtë e Milanit. Korrea pëlqehet shumë në Milanelo, ndërsa një tjetër argjentinas po i tundon të gjithë.

Flasim për Matias Zaraço, 21-vjeçarin e Rasingut. Ai u shpall kampion sezonin e kaluar, aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe ka një driblim fantastik. Zaraço debutoi me kombëtaren në miqësoren e 26 marsit përballë Marokut.

Ai ka të njëjtin agjenti si edhe Korrea, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 17-18 milionë euro sipas Gazzetta dello Sport. Milanit i pëlqen shumë lojtari teknik dhe po mendon të kryejë këtë lëvizje dhe t’i dhurojë trajnerit Xhampaolo organizatorin e munguar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.