VIDEO | Kontratë e re për Kumbullën, çfarë zyrtarizimi i veçantë!

Marash Kumbulla, shtatlarti i kombëtares U21, ka nënshkruar kontratën e re me Veronën. Momentalisht ai është grumbulluar me Shpresat, që sot luajnë miqësoren me Maltën. Por nga Italia gjithçka bëhet zyrtare dhe nuk janë mediat, por vetë klubi.

Kontrata e re për Kumbullën do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022. Qendërmbrojtësi këtë sezon është grumbulluar në 10 ndeshje të Serie B, por ende nuk ka luajtur në kampionat. Me fanellën e Veronës, ai ka luajtur vetëm një ndeshje të plotë në Kupë këtë sezon.

Gjithsesi në seancat stërvitore ka bindur dhe klubi i ka ofruar kontratën e re, duke e “blinduar” edhe për katër vite të tjera. Kumbulla ka spikatur me moshat e Veronës, ndërkohë që ka luajtur me Shqipërinë U17 dhe U19. Tanimë Bushi e ka afruar te Shpresat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *