VIDEO/ Kombëtarja e Shqipërisë rrëmben 3 pikët, femrat kuqezi bindin kundër Qipros

0

Kombëtarja shqiptare e femrave ka dalë me tre pikë nga trasferta me Qipron. Lojtaret kuqezi kanë marrë një fitore me shifrat 0-2, që është edhe e para për to në kualifikueset e Europianit për femra. Shqipëria ka shënuar nga një gol në secilën pjesë të lojës, duke siguruar kështu qetësisht 3 pikët.

Goli i parë do të vinte në minutën e 33-të dhe do të vinte nga pika e bardhë e penalltisë. Megi Doçi do të bënte detyrën përballë portieres qipriote, duke e dërguar topin në rrjetë. Për të dyfishuar shifrat do të mendonte sulmuesja Bajramaj, e cila në minutën e 65-të të ndeshjes tregohet e vëmendshme në zonë dhe shfrytëzon më së miri një gabim të mbrojtjes kundërshtare./Sport Ekspres/

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.