VIDEO | Kolumbiani në versionin “Ronaldinjo”, shënon duke turpëruar kundërshtarët

0

Sigurisht që të shënosh një gol të jep gjithnjë kënaqësi, qoftë dhe një gol i thjeshtë, ku lojtari duhet  vetëm ta shtyjë topin në fundin e rrjetës me portën e boshatisur, por ka dhe nga ata gola, ku më shumë se gëzohet ai që e shënon e vuan ai që e pëson.

Horge Karraskal luan prej dy sezonesh në Ukrainë me skuadrën e Karpatit. Kolumbiani ka realizuar një gol vërtetë që do e mbajë mend gjatë, por njëkohësisht dhe që po bën xhiron e botës. 20-vjeçari pasi i kaloi nën këmbë topin një mbrojtësi kundërshtari, bëri të njëjtën veprim dhe me portierin mik.

I veçantë, pasi realizoi një gol në versionin “Ronaldinjo”, por njëkohësisht dhe turpërues për kundërshtarët, të cilët normalisht që u vunë në siklet kur panë që në pak sekondat një djalosh 20-vjeçar t’i “shtrinte në tapet”. Goli i gjithi për t’u shijuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.