VIDEO | Kolumbia dhe Meksika fitojnë me përmbysje, Hames “magjik” me golin e tij

Në Florida, SHBA është mundur nga Kolumbia me rezultatin 2-4, në një takim mjaft të bukur, por në fund kanë qenë Falkao me shokë që kanë triumfuar. Gjithsesi, vëmendjen më të madhe e ka marrë goli i parë i sfidës, që u shënua nga Hames Rodrigez.

Mesfushori i Bajenrit të Mynihut avancoi nga e djathta dhe në një pozicion diagonal me portën goditi mjaft bukur dhe me një harkim mbresëlënës mposhti portierin vendas. Goli i Hames ka bërë xhiron e botës, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një ndeshje miqësore.

https://www.youtube.com/watch?v=RHbiMzNNfAY

Më pas ishin amerikanët që realizuan dy herë në 4 minuta, por sërish kolumbianët shënuan me Bakën, Falkaon dhe Borjan.  Po ashtu edhe Meksika ka mundur që të përmbysë Kosta Rikën, duke triumfuar me rezultatin 3-1.

https://www.youtube.com/watch?v=_g86V4xYVy4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *