VIDEO | Kololli humbet kontrollin, bën një veprim të çuditshëm pas zëvendësimit

Edhe pse është një prej lojtarëve më të mirë te skuadra e Zyrihut, por edhe te përfaqësuesja e Kosovës, si çdokush tjetër dhe Beniamin Kololli ka momentet e tij të dobësisë. Diçka të tillë e ka treguar në ndeshjen e djeshme mes skuadrës së Zyrihut dhe Luganos.

Mesfushori është zëvendësuar, por nuk ka qëndruar dot pa e treguar se ne shqiptarët jemi paksa gjaknxehtë. Sapo është afruar pranë stolit, ai ka goditur me shumë forcë pjesën e sipërme të pankinës, duke e dëmtuar këtë të fundit .

Një veprim aspak i hijshëm, që mund të sjellë dhe ndonjë ndëshkim për të. Nuk dihet me saktësi se pse e ka bërë këtë veprim Kololli, por sigurisht që për një lojtar në nivelin e tij duhet që të jetë më i qetë në situata të tilla.

Kololli është përfshirë edhe në formacionin më të dobët të javës, për paraqitjen e tij në ndeshjene  fundit. Një tregues ndoshta edhe i nervozizmit, pasi edhe ai vetë duket se e ka kuptuar se nuk ka qenë në nivelin e tij të zakonshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *