VIDEO | Kololli gjen golin e radhës, por nuk i mjafton Zyrihut

Benjamin Kololli është lojtari më në formë te Zyrihu. Anësori i përfaqësueses së Kosovës ka gjetur sërish rrugën e rrjetës ,këtë herë ndaj Sant Gallen. Ndonëse 26-vjeçari arriti që të shënonte., nuk i ka mjaftuar ky gol skuadrës së tij, që të evitonte humbjen, pasi në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2.

Kololli shënoi golin e katërt këtë edicion në kampionat, ndërsa ka shënuar dhe nga një herë në Kupës dhe Europa League. Po ashtu anësori ka shënuar dhe dy gola me përfaqësuesen e Kosovës.

Mesfushori, i cili luan mjaft mirë dhe si mbrojtës doli i vetëm me portierin vendas sot në minutën e 68-të dhe nuk e pati aspak të vështirë që të shënonte, duke ngushtuar diferencën. Pavarësisht golit, trajneri i largoi nga fusha Kolollin 11 minuta më vonë. Skuadra e tij më pas pësoi dhe golin e tretë. E ndoqi nga stoli të gjithë ndeshjen Hekuran Kryeziu.

Në ndeshjen tjetër mes Ksamaksit dhe Lucernës, Arbrnor Fejzullahi e ndoqi humbjen nga stoli, me mysafirët që fituan me shifrat 1-2. Titullar për Lucerën ishte Idriz Voca, lojtari i përfaqësueses së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *