VIDEO/ “Knock out” dyshues dhe aktivitet bastesh i pazakontë, në Britani nisin hetimet për trukim

Dave Allen dhe Dorian Darche janë përballur me njëri – tjetrin brenda litarëve të shtunën në një duel për peshat e rënda në boks. Allen doli triumfues duke e nxjerrë “Knock Out” kundërshtarin në raundin e tretë. Por kjo ka ngjallur dyshime për një trukim të mundshëm. Darche shihet të goditet vazhdimisht nga britaniku, ndërsa qendron përballë tij i pambrojtur.

Prestigjozja “The Sun” raporton se Bordi i Kontrollit të Boksit Britanik ka nisur hetimet sa i përket këtij dueli. Gjithashtu investigime po kryhen edhe nga Komisioni i Lojrave të Fatit për shkak të aktivitetit jo të zakontë të basteve, që ka bërë të lindin pikëpyetje mbi faktin se mund të kemi të bëjmë me një kurdisje./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *