VIDEO | Kjo nuk pritej: Juve, do ta shohësh si i shënohet Atletikos?!

Juventusi u mund një ditë më parë nga Atletiko e Madridit me rezultatin 2-0. Kritikat për bardhezinjtë kanë qenë të shumta, ndërkohë që në rrjetet sociale nuk kanë munguar as ngacmimet për kampionët e Italisë.

Më epikja vjen nga Azerbajxhani dhe është Karabaku i Ansi Agollit që përmes një postimi tërheq vëmendjen.  “Juventus, do ta shohësh si i shënohet Atletikos së Madridit?!”, shkruajnë azerët, që vjet ishin në grupe me spanjollët në Champions.

Në takimin e zhvilluar në Azerbajxhan ndeshja u mbyll në barazim pa gola, kurse në “Wanda Metroploutano” Karabaku shënoi i pari me anë të Michel. Tomas shmangu humbjen e Atletikos së Madridit, që në fakt u penalizma nga takimet me azerët dhe nuk e kaloi dot fazën e grupeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *