VIDEO | Kieza i shkëlqyer, shënon supergol për Italinë

Po luhet takimi mes Italisë U21 dhe Spanjës U21, një sfidë ku nuk mungojnë yjet. Pasi e pa veten në disavantazh vetëm pas 9 minutash lojë, nga një gol i Sebajos, Italia arriti të barazojë, me anë të sulmuesit dhe kapitenit të Fiorentinës, Federiko Kieza.

Në minutën e 36’, Barela jep një pasim të shkëlqyer prej më shumë se 50 metra, Kieza e stopon me shumë lehtësi topin në cepin tjetër të fushës dhe pasi driblon kundërshtarin e tij, ndëshkon dhe portierin spanjoll në shtyllën e parë. Fantastik talenti italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *