VIDEO/ “Këpuca e Artë” shqiptare feston, gol dhe… njeriu i ndeshjes

Nga Kategoria Superiore u largua si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar. Me trofeun e “Këpucës së Artë” në krahë, Ali Soue u rikthye te Kievo, e pavarësisht kërkesave nga Partizani dhe Flamurtari, sulmuesi nga Gambia vendosi të transferohej te gjigandët bullgarë të CSKA-së së Sofjes.

Ish-goleadori i Skënderbeut luajti këtë fundjavë ndeshjen e parë si titullar me ekipin e kryeqytetit bullgar dhe nuk zhgënjeu, duke fituar sfidën me një emër të njohur si Valeri Bozhinov. Sulmuesi i famshëm, që tashmë militon me Botev Vratsa-n i dhuroi avantazhin CSKA-së pas një autogoli, ndërsa Soue realizoi golin e dytë në minutën e 38-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0 për ekipin nga Sofja.

Në 20 minutat e fundit të ndeshjes, sulmuesi që sezonin e kaluar spikati në Superiore, u zëvendësua. Megjithatë goli i tij ka shumë vlera, sepse 24-vjeçari konfirmoi kualitetin e tij, duke u përshtatur shumë shpejt me ekipin e ri dhe ku menjëherë u kthye në lojtar përcaktues. Soue është shpallur edhe njeriu i ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *