VIDEO | Kepa-Sarri? Nuk keni parë asgjë, ja ç’bënte kushëriri i Etosë!

Përplasja Kepa-Sarri solli polemika të shumta në futbollin anglez, por jo vetëm. Trajneri italian vendosi të ndërronte portierin spanjoll me Kabajeron, por Kepa kundërshtoi dhe insistoi për të qëndruar në fushë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në Turqi para katër viteve, madje edhe më i rëndë. Ekipi i Rizesporit, aty ku aktivizohet sot Vedat Muriqi, po luante përballë Gençlerbirligit në transfertë. Vendasit po fitonin 2-1, ndërsa Rizespori fitoi një penallti.

Trajneri vendos lojtarin që duhet të godiste, por topin e merr Leonard Kueuke. Kamerunasi as që do t’ia dijë, injoron trajnerin, i cili ishte gati të futej në fushë, nuk pyet as shokun e ekipit dhe vendos të gjuajë penalltinë.

Topi përfundon në rrjetë dhe afrikani “shpërthen” kundër trajnerit të tij gjatë festimit të golit. Ulërima dhe fyerje në distancë kundrejt trajnerit, gjithashtu jo shumë miqësor, por ndeshja nuk mbyllet me kaq. Kuekue shënon një gol shumë të bukur në minutat shtesë, për t’i dhuruar kualifikimin ekipit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, ndërsa Kueke, i cili njihet për faktin që është kushëri i Samuel Etosë, ndodhet pa ekip që nga vera e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *