VIDEO | Ken shënon përsëri, sulmuesi udhëheq Juven drejt titullit

Juventusi po luan aktualisht në transfertë ndaj Spalit, ku në rast se del pa humbje nga ky takim do të sigurojë titullin kampion gjashtë javë përpara fundit të Serie A. Ndërkohë që luhet takimi ndaj Spal, bardhezinjtë kanë kaluar në avantazh me anë të Moize Ken.

19-vjeçari po kthehet në një emër të zakonshëm në listën e golashënuesve të “Zonjës së vjetër” së fundmi, teksa ka shënuar në katër ndeshjet e fundit në Serie A. Një rendiment fantastik për sulmuesin, i cili po mahnit nga dita në ditë.

Për sa i përket golit, Ken shënoi në minutën e 30-të, ku duhet thënë se pati edhe pak fat. Ishte një inkursion i Zhoao Kanselos, i cili tentoi goditjen, por Moize Ken u tregua i vëmendshëm dhe e devijoi drejt rrjetës, duke nxjerrë jashtë loje edhe portierin Viviano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *