(VIDEO) Katastrofë Reali, Betisi e bën të qajë!

0

Besojeni ose jo, Real Madridi hyn në krizë… Pas dy barazimesh në dy sfida e fundit në Primera, vjen humbja në “Santiago Bernabeu” përballë Betisit. Është Antoni Sanabria, produkti i kanterës së Barcelonës, ai që hesht stadiumin magjik me një gol në kohën shtesë në një sfidë që ka parë Ronaldon me shokë që kanë prodhuar lojë, por nuk kanë qenë të saktë përpara porte, me përjashtim të Bejlit që është ndaluar nga shtylla. Tani, diferenca me kreun, që mbahet nga Barcelona, është në 7 pikë. Shumë, për kampionët e Europës, që në Primera janë duke zhgënjyer.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here