VIDEO | Katari bën Brazilin, befason Paraguain

Futbolli ka ndryshuar shumë dhe shpesh është vështirë të thuash që një skuadër e ka të sigurt fitoren. Kjo pasi rezultatet në fund janë surprizuese, sikurse edhe ndodhi në takimin Paraguaj-Katar në Kupën e Amerikës. Edhe pse amerikano-latinët kaluan në epërsi të dyfishtë, në fund morën një pikë.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2, ndërkohë që Paraguaji kishte shënuar që në fillim me anë të Oskar Kardozos. Sulmuesi veteran u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol, ndërkohë që në të dytën ishte Derlis Gonzales që shtangu Katarin me një goditje nga distanca.

Rreth 10 minuta më pas u kundërpërgjigj Almoez, i cili më një gjuajtje në hyrje të zonës e dërgoi topin në trekëndësh. Asnjë mundësi për portierin e Paraguajit, që u detyra ta nxirrte topin nga rrjeta. Të njëjtën gjë iu desh të bënte edhe në minutën e 77-të, pas një aksioni spektakolar të Katarit. 2-2 dhe ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *