VIDEO | Kastrioti triumfon në limite, Kamzën e ndëshkon një “ish”

0

Takimi i javës së 22-të mes Kamzës dhe Kastriotit ëhstë mbyllur me fitoren në limite të miqve, falë një goli të Ymerajt, që ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Në pjesën e parë, takimi foli për Kastriotin, me djemtë e Devollit që ishin më kërkues. Megjithatë, skuadra e Kamzës u mbrojt mirë dhe rrezikoi në disa momente me kundërsulme. Pjesa e parë u mbyll pa shumë raste dhe me të dyja skuadrat që i dhanë prioritet mbrojtjes.

Pjesa e dytë nisi pa asnjë ndryshim në formacion dhe si pasojë, edhe mbarëvajtja e ndeshjes ishte pothuajse e njëjtë. Gjoka iu kërkoi të tijve të shtyjnë më përpara në kërkim të fitores dhe Kamza filloi të marrë drenat e lojës në kontroll.

Megjithatë, sulmi i bluve la për të dëshiruar dhe rastet ishin me pikatore. Shansi më i pastër u paraqit në këmbët e kapitenit Sebino Plaku, por sulmuesi nuk arriti të shtyjë topin drejt rrjetës kundërshtare. Minutat kaluan të qeta, por në sekondat e fundit të sfidës, Kastrioti gjen golin.

Është një “ish” që ndëshkon Kamzën. Në minutën e tretë shtesë, Ymeraj realizon një gol shumë të bukur, duke “vjedhur” tri pikët dhe duke i dhënë një triumf shumë të rëndësishëm skuadrës së tij.

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 22

E diel, 17 shkurt ora 14:00
Stadiumi “Kamza”, Kamzë

KAMZA – KASTRIOTI   0-1
Shënues: Ymeraj 90+3′

Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Beqiri, Bonani, Rezi (Mumajesi 82′), Arrabal (Mehmeti 70′), Malaj (Orelesi 75′), Fukui, Plaku, Martinena. (Në dispozicion: Selaci, Bitri, Orelesi, Zisi, Mehmeti, Mumajesi, Peçi) Trajner: Ernest Gjoka

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi (Selmani 77′), Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, Kalaja, Roxher, Bardhi (Neziri 90′), Vatnikaj (Okebugu 65′). (Në dispozicion: Puja, Selmani, Bojom, Okebugu, Neziri, Fejzaj. T. Marku). Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj, Emirion Sino
Kartonë të verdhë: Arabal 29′, Beqiri 70’ / Husein 52′

Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Arjan Mali

EPISODET

90+’ Mbyllet takimi, Kamza mposhtet në limite

90+3’ Goooooool Kastrioti! Ymeraj ndëshkon Avdylin me një supergol, duke i dhënë pikët e plota krutanëve. Luhen sekondat e fundit.

80’ As zëvendësimet nuk ndryshojnë gjë, vazhdon ndeshje e qetë

60′ Kamza kërkon të gjejë avantazhin, por mbrohet mirë Kastrioti

46′ Starton pjesa e dytë, asnjë ndryshim nga dy trajnerët

45′ Mbyllet pjesa e parë pa gola

35′ Sfidë e qetë në Kamzë, të dyja skuadrat nuk duan të pësojnë

24′ Zgjohet disi Kamza, por ende asnjë rast për tu shënuar

2’ Kastrioti e nis vrullshëm, Kamza rrezikon autogolin. Avdyli shpëton portën

1′ Starton sfida, topin e parë e luan Kamza

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.