VIDEO/ Kastriot Dërmaku nuk e mbyll dot, driblimi i Cengiz Under e lë në vend

Roma ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 ndaj Parmës sa i përket Kupës së Italisë. Golat janë shënuar nga Pellegrini në pjesën e dytë, për t’i dhënë fund historisë së takimit. Ndërkohë në këtë ndeshje ka luajtur për 90 minuta edhe mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dërmaku.

Ky i fundit ka bërë një ndeshje mesatare dhe është rikthyer pas shumë ndeshjesh te Parma si titullar, ndërsa trajneri nuk po i besonte më, pavarësisht se kishte treguar paraqitje pozitive. Sa i përket një rasti të shpërndarë në rrjetet sociale dhe ku tregohet gjithë potenciali i yllit turk të Romës, Cengiz Under, “viktima” në driblim do të ishte pikërisht Dërmaku, që humbet tërësisht orientimin dhe ekuilibrin. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/futbolyazar_/status/1217932331014590469