VIDEO/ Kartoni i kuq i veçantë i lojtarit të Valencias, goditi 4 herë me shkelma Serxho Ramosin derisa…e rrëzoi në fushë!

Valencia humbi me shifrat 3-0 në transfertën e djeshme përballë Realit të Madridit. Pjesa e parë ishte e interpretuar mirë nga lojtarët e Valencias, që do të gjenin rrjetën edhe me anë të Rodrigo. Por pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR, do të anulohej dhe 45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola.

Dopieta e Benzemas dhe goli i Asensios vendosën këtë përballje, me madrilenët që grumbulluan tre pikët e radhës dhe shkurtojnë distancën në dy pikë me Barcelonën. Por vërtet interesante ishte kartoni i kuq i marrë nga ana e Le Kangin në minutën e 89, teksa goditi katër herë me shkelma Serxho Ramosin, pa pasur asnjë interes me topin, deri në momentin që mbrojtësi u rrëzua në tokë. Për më tepër lojtari i Valencias kishte edhe kundërshtime për kartonin e kuq duke kërkuar rishikimin e pamjeve, të cilat nga ana tjetër vetëm sa mund ta fajësonin edhe më tepër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *