VIDEO | Karton i kuq dhe eliminim, mbrëmje “jo” për mbrojtësin kuqezi

0

Herdi Prenga, futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, luajti sot titullar për ekipin kroat të Rigës, në takimin kundër Dundalk i vlefshëm për fazën kualifikuese të Champions League. 24-vjeçari i dalë nga akademia e Lokomotivës së Zagrebit luajti nga minuta e parë në këtë takim të rëndësishëm.

Ndeshja nuk nisi mirë për Prengën, i cili u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e 7-të të takimit dhe duke luajtur për pjesën e mbetur me kujdes të tepërt. Por 24-vjeçari kuqezi nuk mundi t’i shpëtonte kartonit të kuq në minutën e 111-të, duke lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak.

Pas 210 minutave pa gol në të dyja sfidat, Riga dhe Dundalk iu drejtuan penalltive, aty ku irlandezët u treguan më të saktë dhe kalojnë në raundin tjetër, ku përballë do të kenë Karabakun.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.