VIDEO | Karikimi i “ish”-it: Kush nuk beson të hapë krahun dhe t’ia fusë gjumë!

0

Patris Evra la Mançester Junajtidin pas tetë sezonesh për t’u transferuar te Juventusi. Ishte vera e vitit 2014 dhe mbrojtësi i majtë francez qëndroi tre sezone në Torino.

37-vjeçari ka mbetur i lidhur me ngjyrat bardhezi dhe ka vendosur t’i japë pak moral dhe entuziazëm tifozëve. Evra ka postuar një video në faqen e tij në “Instagram”, aty ku zbulon ndjesinë e tij pozitive që Juventusi do arrijë të përmbysë rezultatin 2-0, duke u kualifikuar përballë Atleikos së Madridit.

Unë do të jem i pranishëm sonte, me zemër dhe pozitivitet. Qetësisht dhe pozitivisht. Ata që nuk besojnë, nuk luajnë. Tifozi që thotë ‘por’, mos ta shohë ndeshjen, le të ulet për të fjetur herët. E di që është një ndeshje shumë e vështirë, pasi Atletiko është një skuadër e madhe. Nesër (sonte) luhet për Zonjën e Vjetër. Ju lutem, unë besoj. Forca Juventus deri në fund. Ju dua shumë dhe kam shumë dëshirë të jem në stadium. Vetëm pozitivitet, le ta marrim këtë fitore”, përfundon Patris Evra.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.