VIDEO | Karager turpërohet, Usain Bolt “snajper” para porte

0

Mbrëmjen e djeshme shkallët e “Stamford Bridge” u mbushën nga mijëra londinezë për të parë një ndeshje futbollit të veçantë. Bëhet fjalë për eventin përvitshëm të “Soçer Aid”, ku dy skuadra të përbëra nga ish-futbollistë dhe personalitete vendosën përballë njëra-tjetrës për të grumbulluar të ardhura për bamirësi.

Në formatin e këtij viti skuadra e Anglisë u vendos përballë skuadrës së botës. Ndër emrat më të njohur që morën pjesë në këtë eveniment ishin Xhon Terri, Eshli Kol, Roberto Karlos, Robert Pires dhe sprintieri rekordmen Usain Bolt.

Ka qenë pikërisht xhamajkani ai që ka realizuar golin më të bukur të mbrëmjes. Një gafë e ish-lojtarit të Liverpulit, Xhemi Karager shfrytëzohet nga Bolt, i cili nuk gabon me të majtën e tij. Fatkeqësisht Xhamajkani nuk mundi t’i gëzohej fitores pasi ndeshje u mbyll 2 – 2.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.