(VIDEO) Karabakut dhe Agollit nuk i mjafton zemra, Roma fiton mes frikës!

0

Mungonte prej 7 vjetësh, në fushën e Bazelit (pikërisht përballë Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit), fitorja jashtë fushe e Romës në Champions League. Në fund të 90 minutave më të ndërlikuara nga sa parashikoheshin, vjen një sukses përballë Karabakut të Ansi Agollit, që ishte në fushë për 90 minuta dhe u paraqit mirë, si lider dhe kapiten, duke mos u dorëzuar deri në fund.

Duhej të ishte mbrëmje e qetë për verdhekuqtë, duke parë se Manolas dhe Xheko, në 15 minutat e para, me dy gola, çuan rezultatin në 2-0 për ekipin italian, por pikërisht blerja e kësaj vere, Gonalon, u dhuroi azerëve mundësinë e golit që rihapi gjithçka dhe deri në fund mbajti rezultatin të pasigurt. Ishte Henrike autori i golit për kampionët e Azerbajxhanit.

Në pjesën e dytë Roma kontrolloi mirë, por nuk shënoi golin e sigurisë dhe ndeshja mbeti e hapur deri në fund, me Karabagun që tentoi, por nuk krijoi shansin e duhur për të shënuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image