(VIDEO) Karabaku “pret biletën”, Agolli protagonist!

Kampionët e Azerbajxhanit, Karabaku i Ansi Agollit, praktikisht ka siguruar kalimin për në turin e tretë të Champions League, pasi sot ka “likuiduar” kampionët e Gjeorgjisë, Samtredia, me një fitore 5-0. Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë la gjurmë në fushë, duke dhuruar asistin e golit të shënuar nga Ndlovu, që çoi rezultatin 2-0 për azerët. Më pas, gjithçka ka qenë në dishezë dhe, madje, Karabaku mund të kishte fituar, me rastet e krijuara, edhe me rezultat më të thellë, ndoshta 7-0.

http://www.dailymotion.com/video/x5t7zb3

 

Ndlovu, ndërkohë, ka realizuar edhe një gol tjetër, edhe pse rezultatin e zhbllokoi Ismailov. Në fund, kanë ardhur rrjetat që kanë vulosur gjithçka nga Mishel dhe Guerrier. Këtë sezon, Karabaku ka fiksuar grupet e Champions League si objektiv dhe drejtuesit kanë bërë një merkato cilësore. Në historinë e klubit, kurrë s’është arritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *