VIDEO | Kante vjen me vonesë në grumbullim, Deshamp përfiton për ta ngacmuar

Një video e shkurtër ka shkaktuar shumë bujë në mediet franceze. Protagonistët janë mesfushori i kombëtares franceze Ngolo Kante dhe trajneri i kampionëve të botës Didier Deshamp. Futbollisti i Çelsit ishte vonuar në grumbullimin e skuadrës dhe shkon t’i shpjegojë trajnerit arsyen e vonesës.

“Më falni për vonesën, por në tren u dha alarmi për një valixhe të dyshimtë”, thotë Kante. Deshamp ia kthen me një batutë duke i thënë: “Po ç’bën kështu duhej të zbrisje, ti vrapon më shpejt se treni”, një përgjigje kjo që u shoqërua me të qeshura nga lojtari e të pranishmit e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *