VIDEO | Kamera e fshehtë, lojtarët e PSG-së tromaksen nga rregullat e çuditshme!

Klubi i PSG ka vendosur të bëjë një shaka me lojtarët e tij, duke i ndarë lojtarët në grupe të vogla. Dani Alvesh, Rabiot, Draksler, Nkunku dhe Diarra ishin disa nga protagonistët, me gjermanin që zbuloi, që e gjitha kjo ishte një kamera e fshehtë.

Një aktor i zgjedhur nga klubi bëri rolin e një agjenti të kampionatit francez, duke iu treguar lojtarëve gjërat që nuk duhet t’i bënin, pasi nuk lejoheshin më. Ai propozoi 6 rregulla të çuditshëm, që befasuan jo pak lojtarët e ekipit francez.

1- Arbitrat do të kenë një kamera të instaluar si në regbi! Mesfushori i ri, Nkunku mbetet i habitur nga një gjë e tillë.

2- Mallkimet do të ndëshkohen me karton të verdhë! Kjo gjë solli reagimin e Diarra: “doni të ndëshkoni me karton nga 8 lojtarë për çdo ndeshje?”, ndërsa Nkunku dhe Rabiot nuk i besojnë veshëve: “seriozisht e ke, zotëri?”

3- Nuk lejohen pështymat! Një gjë e tillë nuk pritet mirë nga Rabiot, i cili nuk duron më: “e pranoj që nuk është diçka e mirë, por, nëse nuk pështyjmë as në rrugë, as në dhomat e zhveshjes dhe as në fushë, ku i bie të pështyjmë… ?”

4- Nuk lejohen modelet e flokëve të çuditshëm! Ky rregull sjell reagimin e Nkunkut, i cili ankohet se ka flokë kaçurrela. “Ti je i zi”, i përgjigjet aktori. “Unë kam rasta, nuk mund t’i mbaj?“, ia kthen Nkunku.

5- Ngrini dorën, kur doni të flisni me arbitrin! Një gjë e tillë e shokon Drakslerin: “e detyrueshme, si në shkollë?” Ky rregull habit dhe Nkunkun: “Nuk arrij ta kuptoj“. Në këtë moment ndërhyn dhe Rabiot, i cili përpiqet të shpjegohet: “e pamundur të kërkohet një gjë e tillë në intensitetin e ndeshjes“.

6- Të festosh një gol më shumë se 10 sekonda? Penallti për kundërshtarin! “Çfarë qejfi”, flet Draksler, ndërsa Dani Alvesh nuk është dakord. “kur nis festa, në momentin që shënohet goli… është momenti më i bukur në futboll.”

Në këtë moment, Draksler nuk iu beson më veshëve, por dyshon në diçka. Gjermani çohet në këmbë dhe nis e kërkon nëpër dhomë, derisa arrin të gjejë kamerën e fshehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *