VIDEO / Ka harmoni tek PSG, afrimet e verës zbulojnë aftësitë në këndim

Klima që mbizotëron në skuadrën e PSG duket se është ndër më të mirat. Një nisje e sezonit për ta në mënyrë perfekte. Pasi fituan superkupën ndaj Monakos, parizienët udhëheqin kampionatin me pikë të plota pas 5 javësh. Pikërisht ditën e sotme, ekipi francez do të impenjohet në një sfidë mjaft të rëndësishme dhe të vështire në Angli ndaj Liverpul.

Gjithsesi gjërat jashtë fushe për të besuarit e Tuhel duket se po shkojnë po aq mirë sa dhe rezultatet e këtij fillim sezoni. Mbrëmjen e së hënës duket se lojtarët kanë kaluar një mbrëmje të këndshme pasi dhe janë argëtuar më njëri-tjetrin, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë afrimet e verës.

Ccupo-Moting, Bernat dhe Kehrer kanw zbavitur shokët e tyre duke kënduar siç shihet dhe në videot e postuara nga lojtarët e Paris në rrjetet sociale dhe duket se sfidën e sotshme ndaj Liverpul po e përgatisin në harmoni të plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *