VIDEO/ Juventusi rigjen ritmin dhe Ronaldon, gol dhe 2 asist për të shkatërruar Leçen

Juventusi është rikthyer sërish në ritmin e fitoreve. Pas zgjënjimit në Kupën e Italisë, të cilën e humbën në finale kundër Napolit, kritikat vërshuar në drejtim të Sarrit dhe bardhezinjve, të cilët nuk bindnin për të rrëmbyer trofe këtë sezon. Por me rikthimin në Serie A janë rikthyer edhe fitoret, e para kundër Bolonjës me shifrat 2-0, dhe e dyta kundër Leçes. Madje kjo e fundit ka ardhur me goleadë 4-0.

Pjesa e parë do të ishte zhgënjyese, teska që në minutën e 32-të kundërshtarët mbeten me 10 lojtarë, por sërish “Zonja e Vjetër” nuk do të mund të arrinte deri te goli. Për të shkuar aty duhej të vinte minuta e 52-të, kur Ronaldo do të shërbente për Dibalan që shfaq magjinë nga këmbët e tij duke e dërguar topin në trekëndësh.

Ylli portugez do të kishte mundësinë e tij 9 minuta më vonë, ku përkthen në gol penalltinë, të cilën po ai vetë arriti ta fitonte. Mbrëmja e duhur kjo për Ronaldon, që edhe njëherë do të vihej në shërbim të shokëve të skuadrës, kur në golin e tretë do të dhuronte një assist me thembër për Higuain. E për të përmbyllur gjithçka mendon De Ligt, që shtyn me kokë një top në rrjetë për të vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.

Një ndeshje kjo ku Juventusi përgjigjet në mënyrën më të mirë përpara të gjithë atyre që mund të dyshonin te ecuria e bardhezinjve pas ndërprerjes. Kështu “zonja e vjetër” arrin të gjejë rezultatin, por mbi të gjitha fiton edhe yllin e saj, Kristiano Ronaldo që vjen me një gol dhe dy assist këtë herë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

https://twitter.com/diegozanattaa/status/1276630956321976322

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *