VIDEO | Juventusi nuk njeh bllof, Moize Ken mjafton ndaj Empolit

Juventusi rikthehet te fitorja, teksa triumfon në shtëpi ndaj Empolit me shifrat 1-0, edhe pse luante pa Kristiano Ronaldon si dhe shumë lojtarë të tjerë. Moize Ken edhe një herë tjetër ishte protagonist, me 19-vjeçarin që duket se është abonuar me golin.

Në minutën e 72-të ishte momenti vendimtar i takimit, ku pas një sponde të Mario Manxhukiç, Moize Ken godet saktë, duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Goli i tretë ky për italianin me fanellën bardhezi.

Tashmë, “Zonja e vjetër” thellon akoma më shumë diferencën me Napolin, ku qëndrojnë 18 pikë përpara, me të kaltrit që kanë një ndeshje më pak. Javën e ardhshme, ekipi i Alegrit do të udhëtojë në transfertë ndaj Kaljarit.

Serie A
Juventus – Empoli      1-0
Shënues: Ken 72′

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *