VIDEO/ Juventusi merr kreun e Serisë A, Kristiano Ronaldo përmbushi rekordin…falë Romës

Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 ndaj Romës në transfertë, në një ndeshje ku ishte i dënuar për të dalë me tre pikët. Kjo pasi Interi bëri një hap të gabuar ndaj Atalantës dhe në këtë mënyrë është marrë kryesimi i kampionatit italian.

Tashmë janë bardhezinjtë që gjenden në vendin e parë me dy pikë më shumë se Interi. Goli i parë do të shënohej nga Demiral, ndërsa Ronaldo e dyfishoi që në 45 minutshin e parë, nga pika e bardhë e penalltisë.

Tashmë portugezi bën një rekord më vete, pasi me këtë gol të shënuar, ka arritur të tundi rrjetën e të gjitha skuadrave në Serinë A, ndërsa gjendet në elitën e futbollit italian prej një viti e gjysmë. Një makineri golash që nuk ndalet, pavarësisht viteve që kalojnë. Sa i përket golit të Perotit me penallti, do t’i shërbejë vetëm statistikave, pasi Roma del e humbur nga fusha e saj. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/TyagiMrigank/status/1216452993702191104