VIDEO | Juventus rikthehet të jetë i madh, triumf dhe arratisje në +11 pikë

0

Juventusi është rikthyer te fitorja në momentin më të rëndëishëm, teksa pas triumfit të sotëm ndaj Sasuolos ka çuar diferencën me Napolin në +11 pikë. 0-3, ishin shifrat në përfundim të takimit, ku Kedira, Ronaldo e Emre Xhan zgjidhën ndeshjen për të besuarit e Alegrit.

Fillimisht, ishte Kedira, i cili shënoi në gjysmën e pjesës së parë, konkretisht në minutën e 23-të. Gjermani u tregua i vëmendshëm, duke përfituar nga një pasiguri e Konsilit, i cili pasi ndaloi tentativën e Ronaldos, pa topin në rrjetë pas goditjes së Kedirës.

Në fraksionin e dytë, Juventus nuk e uli ritmin dhe në minutën e 70-të ishte i zakonshmi Kristiano Ronaldo, i cili shënoi golin e dytë të sfidës dhe të 18-tin personal në Serie A. Portugezi kërceu mbi të gjithë në zonë pas një goditje nga këndi, duke çuar topin në rrjetë për herë të dytë.

Ndërkohë, në fund të takimit festë pati dhe për Emre Xhan, i cili pas një pasimi të Ronaldos, shënoi bukur nga një pozicion diagonal, duke mbyllur ndeshjen me shifrat 0-3. Javën e ardhshme, “Zonja e vjetër” pret në shtëpi Frosinonen.

Sasuolo 0-3 Juventus
Shënues: Kedira 23′, Ronaldo 70′, Emre Xhan 86′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg