VIDEO | Junajtid tregon dhëmbët, një uruguaian nderon Arsenalin

0

Mançester Junajtid është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur Fulhemin 4-1. Ekipi i Murinjos kishte marrë vetëm 3 pikë (tre barazime) në katër ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa rikthehet të fitojë në shtëpi pas më shumë se një muaji. Ndeshje për t’u harruar për ekipin e Ranierit, që luajti më një lojtar më pak që nga minuta e 67-të.

“Djajtë e Kuq” e nisën furishëm pjesën e parë, ku realizuan plot 3 herë. Eshli Jang kaloi vendasit në avantazh, me anë të një goli shumë të bukur ndërsa Huan Mata dhe Romeo Lukaku ishin autorët e dy golave të tjerë.

Fulhemi reagoi në pjesën e dytë, duke shkurtuar rezultatin. Kamara u tregua i saktë nga pika e penalltisë, ndërsa një minutë më vonë, ekipi i Ranierit mbeti me 10-të lojtarë. Zambo Andre-Frank u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Markus Rashford lëshoi një goditje fantastike në minutën e 82-të, duke shënuar golin e katërt për ekipin e tij.

Ky trepikësh e ngjit Junajtid në kuotën e 26 pikëve, shtatë pikë më pak se Totenhemi i vendit të katërt, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Arsenalit i ka mjaftuar goli i uruguaianit  Lukas Torreira për të marrë tri pikët në përballjen ndaj modestëve të Hadërsfilldit. “Topçinjtë” , tani me 34 pikë të grumbulluar renditen në vendin e tretë të tabelës.

 

Arsenal-Hadërsfilld 1-0
(Toreira 83’)

Bërnlej-Brajton 1-0
(Tarkovski 40’)

Kardif-Sauthempton 1-0
(Paterson 74’)

Mançester Junajtid-Fulhem 4-1
(Jang 13’, Mata 38’, Lukaku 42’, Rashford 82’ / Kamara (pen) 67’)

Uest Hem-Kristal Palas 3-2
(Snodgras 48’, Çiçarito 63’, Felipe Anderson 66’ / MekArtur 6’, Shlup 76’)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg