VIDEO | Junajtid i thotë lamtumirë Champions-it, barazim i artë për Çelsin

Mançester Junajtid nuk ia ka dalë të mposhtë në “Old Trafford” vizitorët e Çelsit. Takimi midis dy “gjigantëve” anglez u mbyll me rezultatin 1 – 1.

Huan Mata zhbllokoi sfidën duke ndëshkuar ish-ekipin e tij në minutën e 9-të, por Çelsi barazoi shifrat me anë të Alonsos, i cili shfrytëzoi një gafë për portierit David De Gea. Fraksioni i dytë i lojës foli më shumë Çelsin, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Teksa në lojë janë vetëm 6 pikë, Junajtid e gjen veten në vendin e gjashtë, tre pikë larg dhe një pikë larg Arsenalit. Një fitore e bluve të Londrës do të mbyllë matemakisht shanset e “djajve të kuq” për të arritur zonën Champions.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *