VIDEO/ Ju kishte marrë malli? Kryevepra si të Alban Mehës, e realizon nga goditja e dënimit

Edhe pse vitet kalojnë klasi i Alban Mehës në fushën e lojës vijon të mbetet ende. Teknika dhe gjuajtjet nga distanca apo nga goditjet e dënimit kanë qenë gjithnjë pika e tij më e fortë e vazhdojnë të mbeten të tilla për të. Aftësitë e tij mesfushori shqiptar i ka treguar edhe në moshën 33-vjeçare.

Meha ka ekzekutuar me përpikmëri një goditje dënimi për ekipin e tij Hessen Kassel, duke ia bërë mision të pamundur portierit kundërshtar pritjen e topit. “Sniperi” shqiptar ka ditur të shënjestrojë sërish, duke i bërë vitet të duken thjesht një numër./Sport Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *