VIDEO/ Jo të gjitha sipas planit, goli i Valdet Ramës pas skemës nga goditja e dënimit

Meppen ka humbur me rezultatin 3-2 ndaj Wurzburger në përballjen e zhvilluar gjatë ditës së djeshme. Atje do të vinte një tjetër realizim nga Valdet Rama, që në 3 ndeshjet e fundit, ka shënuar 4 gola.

Pra më shumë sesa një fillim i mbarë për sulmuesin shqiptar, që po tregon gjithë aftësitë e tij pas kthimit në Gjermani. Goli do të ishte sipasojë e një skemë nga goditja e dënimit që ishte e menduar gjatë në stërvitje, por jo gjithçka shkoi sipas planit, megjithëse fundi ishte i duhuri.

Teksa muri mbrojtës do të kërcente që topi të mos kalonte sipër tyre, futbollisti që kishte ekzekutimin e asaj goditje dënimi, zgjodhi të pasonte me topin e ulët drejt Ramës. Ky i fundit nuk e kontrolloi dot sferën në mënyrën e duhur, por gjithsesi arriti ta kalonte sipër portierit dhe lojtarëve që po shkonin drejt portës. /Sport Ekspres/

 

Momenti i golit të Ramës (1:41)
https://youtu.be/DPN7v1Z5uNw