(VIDEO) Jepini një Oskar tifozëve të Beneventos!

Çfarë do të bënit sikur skuadra juaj e zemrës, në një sezon të cilin mezi e keni pritur, do të koleksiononte 14 humbje radhazi në po kaq ndeshje, pa asnjë barazim dhe asnjë fitore? Do të kishit dëshirë të këndonit në shkallë e stadiumit apo ta ndiqnit në transfertë? Do të kishit sens humori edhe pse çdo javë ktheheni në shtëpi me një zemërim dhe hidhërim më shumë?!

https://youtu.be/Kg8KucjV8cc

Ndoshta, do ta kishit shumë të vështirë, por mos pyesni tifozët e Beneventos, të cilët edhe pse sezoni ka mbaruar ende pa filluar mirë, në transfertën e Bergamos, ndaj Atalantës, të vetëdijshëm se do të duhet mrekulli që të mbijetojnë, këndojnë “tashmë e dimë që vitin tjetër do të kthehemi të luajmë të shtunën… Ale, Ale…!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *