VIDEO | “Jemi në mendjet e njëri-tjetrit”, Hasani dhe Ngo dhurojnë spektakël

Edon Hasani dhe Majkëll Ngo kanë krijuar një “binom” të frikshëm për çdo mbrojtje të Superiores. Forma e të dy lojtarëve të Tiranës gjatë muajve të fundit ka pësuar një rritje të frikshme, gjë që e dëshmojnë qartë rezultate e Tiranës, ku pjesa dërrmuese e golave mban emrin e këtyre dy futbollistëve.

Në miqësoren e zhvilluar ditën shtunë ndaj Dinamos, dyshja e lojtarëve u bë sërish protagonist. Goli i parë i sfidës ishte mbresëlënës, dy kombinime të shpejta të kryera në çështje sekondash.

Edon Hasani ka hedhur videon  e golit në profilin e tij në “Instagram” dhe ka vënë mbishkrimin (në gjuhën angleze) “Jemi në mendjen e njeri-tjetrit” për të shpjeguar kombinimin perfekt midis tij dhe anglezit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *