VIDEO | James Harden i pafuqishëm, “hakmerren” Golden State

Golden State Warriors është “hakmarrë” kundër Houston Rockets, teksa ka fituar me rezultatin 104-106. James Harden, me 29 pikë dhe 10 asiste ka qenë i pafuqishëm ta ndihmojë skuadrën e tij përballë kampionëve në fuqi. Klat Thompson ishte shënuesi më i miri, teksa realizoi 30 pikë. DeMarcus Cousins (27 pikë) dhe Stephen Curry (24 pikë) dhanë kontributin e tyre në fitoren e 46-të të Warriors.

Russell Westbrook rikthehet me “triple-double” – 31 pikë, 11 asiste, 12 rikuperime – dhe Oklahoma City Thunder mposhti Brooklyn Nets 108-96. Paul George, me 25 pikë, ishte krahu  i djathtë i tij në këtë triumf të radhës. Detroit Pistons ka qenë në një ditë jo, pasi u mposht 108-74 nga Miami Heat.

Devin Booker (27 pikë) vazhdon të spikasë për Phoenix Suns, por përballë Utah Jazz nuk ishte e lehtë dhe kjo përballje u mbyll me shifrat 97-114. Donovan Mitchell, autor i 26 pikëve, dhe Rudy Gobert (18 pikë, 20 rikuperime) ishin ata që udhëheqën skuadrën e Utah Jazz.

Oklahoma City Thunder-Brooklyn Nets 108-96
Washington Wizards-Orlando Magic 100-90
Miami Heat-Detroit Pistons 108-74
Atlanta Hawks-Memphis Grizzlies 132-111
Houston Rockets-Golden State Warriors 104-106
Phoenix Suns-Utah Jazz 97-114

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *