VIDEO | James Harden është i papërmbajtshëm, Anthony Davis thyen Clippers

0

James Harden është një monstër. Basketbollisti i  Houston Rockets arriti të shënonte plot 57 pikë në fitoren 112-94 të arritur ndaj Memphis Grizzlies. Një shifër rekord për Harden, që nuk bie prej shumë ndeshjesh nën 30 pikë. Për Rockets kjo ishte fitorja e 25-të sezonale.

Disfatë për Los Angeles Clippers, që ngeci ndaj New Orleans Pelicans dhe u thye me rezultatin 117-121. Danillo Gallinari (25 pikë) dhe Montrezl Harrell (26 pikë) u dorëzuan para Anthony Davis (46 pikë, 4 asiste, 16 topa të rikuperuar) Julius Randle (27 pikë, 5 asiste dhe 6 topa të rikuperua), të cilët ishin në një formë mjaft të mirë dhe ndihmuan Pelicans të fitonte.

Damian Lillard me 35 pikët e shënuar nuk ia doli të festonte, Portland Trail Blazers u mund nga Sacramento Kings 115-107. Utah Jazz ka kaluar me sukses Detroit Pistons, në një ndeshje që u mbyll me shifrat 100-94. Donovan Mitchell arriti të realizonte 28 pikë, kurse Rudy Gobert 18. Ky i fundit arriti të ishte vendimtar me topat e rikuperuar, pasi e bëri diçka të tillë 25 herë

Brooklyn Nets-Boston Celtics 109-102
Houston Rockets-Memphis Grizzlies 112-94
San Antonio Spurs-Charlotte Hornets 93-108
Utah Jazz-Detroit Pistons 100-94
Sacramento Kings-Portland Trail Blazers 115-107
Los Angeles Clippers-New Orleans Pelicans 117-121

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.