VIDEO/ Ja kujt i thonë vërtet “fushë patatesh”

Shkëndija po bën një sezon fantastik në Maqedoni, teksa kryeson kampionatin maqedonas me 31 pikë, 10 më shumë se Akademia Pandev që ndodhet në vendin e dytë por një ndeshje më pak dhe 11 pikë më shumë se Vardari, që ka luajtur dy ndeshje më pak. Në javën e 13-të tetovarët triumfuan në fushën e Pobedës me rezultatin 2-0, ku vendosën golat e Hasanit dhe Ibraimit.

Nëse nga rezultati mund të mendohet për një fitore të thjeshtë, askush nuk do ta mendojë të tillë kur të shohë gjendjen e fushës së stadiumit “Goce Delçev”. Sulmuesi Izair Emini ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një video ku shihet qartë gjendja e mjerueshme e fushës ku u është dashur që të luajnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *