VIDEO | Islanda ndal vrullin e Turqisë, Gjermania “8 plumba” Estonisë

0

Islanda ka ndalur vrullin e Turqisë, duke mundur skuadrën e Shenol Gynesh me rezultatin 2 – 1 në Rekiavik. Ndeshja e tjetër midis Andorrës dhe Francës u mbyll me fitoren 4 – 0  të kampionëve të botës.

Gjermania ka shpërthyer në gola në sfidën e sotme ndaj Estonisë. “Panzerat” kanë shënuar plot tetë herë ndaj modestëve të Estonisë dhe kanë mbajtur të paprekur portën te tyre. Italia përmbysi Bosnjën në Torino falë golave të Insinjes dhe Xhekos që zhvleftësuan finalizimin e Xhekos në pjesën e parë.

Armenia zhyt në krizë Greqinë duke mundur në transfertë përfaqësuesen helene me rezultatin 3 –2. Grupi I nuk ka lënë vend për surpriza me Belgjikën, Rusinë dhe Kazakistanin që morën tri pikët në takimet përkatëse.

GRUPI C
Bjellorusi 0 – 1 Irlandë e Veriut
Gjermani  8 – 0 Estonia

GRUPI E
Azerbaixhan 1 – 5 Sllovaki
Hungari 1 – 0 Uells

GRUPI H
Shqipëri 1 – 0 Moldavi
Andorra 0 – 4 Francë
Islandë 2 – 1 Turqi

GRUPI I
Kazakistan 4 – 0 San Marino
Belgjikë 3 – 0 Skoci
Rusi 1 – 0 Qipro

GRUPI J
Greqi 2 – 3 Armeni
Itali 2 – 1 Bosnjë
Lihteshtejn 0 – 2 Finlandë

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.