VIDEO/ Ironia dhe kënga e tifozëve të Juventusit ndaj Interit: Conte, Conte…eja kërce me ne!

Juventusi ka arritur të fitojë ndaj Interit në transfertë me rezultatin 1-2 në ndeshjen e djeshme. Një përballje shumë e vështirë kjo për bardhezinjtë, pasi në drejtimin e Antonio Conte-s, zikaltrit ishin të pathyeshëm.

Por ky trajner ka qenë më parë te bardhezinjtë dhe duket se këtë afeksion nuk e ka mbajtur mend për gjatë. “Unë jam trajner, jam profesionist. Jam tifozi i parë i skuadrës që drejtoj”. E gjitha kjo nuk është pritur mirë nga tifozët e Juventusit, që kanë ngritur parulla dhe banderola kundër Conte-s, por që nuk janë lejuar bremda stadiumit.

Vërshëllimat kanë qenë të gjitha për të në stadium nga krahu i tifozëve të Juventusit, për ta nisur që me momentin kur spikeri i stadiumit ka përmendur trajnerin aktual të Interit. Për të vazhduar edhe me këngët ironike: “Conte, Conte…eja kërce me ne”. /Sport Ekspres/