VIDEO/ Interit i shijon një fitore si e Juventusit, me penallti në minutat e fundit

Interit i ka shijuar së tepërmi fitorja e sotme e marrë në transfertë ndaj Bolonjës me rezultatin 1-2. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura për të dyja ekipet, ndërsa në të dytën do të ishin vendasit që do të gjenin të parët rrugën e golit me anë të Sorianos në minutën e 59 të takimit.

Ndërkohë, zikaltrit do të rikthenin baraspeshën me anë të sulmuesit të tyre, Romelu Lukaku, në minutën e 75 të ndeshjes. Për të mbërritur në minutat e fundit, ku atje si Ronaldo me Juventusin që do të fitonte 11-metërshin ndaj Xhenoas në rezultatin 2-1, njëkohësisht edhe maksimumi që mund të merrej në atë aksion, këtë herë ishte Lautaro Martinez.

Pas disa lëvizjeve hipnotizuese në zonë, do të fitonte një penallti që u shoqërua nga një festë e madhe. Nga pika e bardhë do të ishte sërish Lukaku që do t’i jepte zikaltërve tre pikët e radhës dhe kryesimin e përkohshëm në Serinë A. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/FuckYouSerieA/status/1190702247312855040