VIDEO | Interi rregullon shënjestrën, mposht PSG-në me penallti

Një gol i Samuele Longos në minutën e katërt shtesë shmangu humbjen e Interit në miqësoren kundër PSG-së. Rrjeta e Tilo Kehrer katër minuta përpara fundit të parë i dhuroi avantazhin ekipit të Tuhel përballë zikaltërve të Antonio Kontes.

Mbrojtësi gjerman kërceu bukur pas një krosimi të spanjollit Sarabia dhe mposhti me kokë kapitenin Handanoviç. Interi tentoi të reagonte, por goli i barazimit erdhi në sekondat e fundit.

Sulmuesi 27-vjeçar mori një pasim nga Galjardini dhe lëshoi një të djathtë të fortë që përfundoi pas shpinës së Areolës.

Për të shpallur ekipin fitues u deshën goditjet e penalltive. Në ndryshim nga ndeshja kundër Juventusit, kësaj radhe Interi u tregua më i saktë. Nga shtatë herë goditën ekipet dhe në fund pati festë zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *