VIDEO | Interi e ka gjetur heroin e ri, Lautaro Martinez nderon zikaltrit në Austri

0

Interi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në sfidën e parë në Europa League, teksa ka triumfuar në transfertë ndaj Rapidit të Vienës minimalisht, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e ardhshme.

Heroi i takimit ishte Lautaro Martinez. Argjentinasi, konfirmon dhe një herë tjetër formën e mirë që po kalon, ku pasi i siguroi fitoren ndaj Parmës në fundjavë, tashmë shënon dhe golin e fitores kundër Rapidit. Në minutën e 39-të, “El Toro” shndërroi në gol një 11-metërsh, duke çuar në avantazh ekipin e tij.

Në fraksionin e dytë, ekipi zikaltër u përqendrua në administrimin e rezultatit. Rapidi provoi në të gjitha mënyrat për të marrë diçka nga sfida, por rastet e pakëta që austriakët krijuan, nuk arritën t’i konkretizonin. Kështu, Interi merr një fitore që i çon me një këmbë në fazën e 1/8-ave.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.